Angelina Jolie do të jetë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larrain

Angelina Jolie do të jetë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larrain

Angelina Jolie do të jetë Maria Callas. Aktorja fituese e çmimit Oskar do të luajë sopranon greke në filmin “Maria”, filmi i ri biografik i regjisorit kilian Pablo Larraìn. Filmi do të tregojë dritë-hijet e historisë së trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe rimenduar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve ’70.

Duke komentuar rolin e ri, Angelina Jolie tha: “Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për të treguar jetën dhe trashëgiminë e Marias. Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar këtë sfidë. Pablo Larraín është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të kesh mundësinë të tregosh historinë e Marias me të, dhe me një skenar të Steven Knight, është një ëndërr”.

Shpërndaje në: