Anglia ka një problem serioz pas ndeshjes kundër Kosovës

Anglia ka një problem serioz pas ndeshjes kundër Kosovës

Përkundër fitores ndaj Kosovës, vazhdojnë kritikat për Anglinë.

Anglia mposhti Kosovën me rezultat 5:3 në duelin e tyre në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Mirëpo, fitorja u përcoll me kritika të ashpra pas ndeshjes për paraqitjen e zbehtë të mbrojtjes te skuadra e selektorit Gareth Southgate.

Analisti i “Daily Mail”, Martin Samuel ka kritikuar ashpër Anglinë për mënyrën e mbrojtjes.

“Nëse mbrohemi kështu kundër një skuadre të mirë, kundër një konkurrenti për Kampionatin evropian në verën e ardhshme, Anglia nuk ka ahanse, aspak”, shkroi ai në komentin e publikuar pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Anglia ishte në disavantazh 0:1 në minutën e parë të ndeshjes por më pas u rikthye dhe shënoi pesë gola në pjesën e parë.

Por, Kosova arriti të realizojë dy herë të tjera në të dytën duke shfaqur problemet e Anglisë në mbrojtje.

Shpërndaje në: