Anglia në alarm për Muriqin: Pas Tottenhamit e Man United, vjen edhe oferta nga klubi i tretë i PL

Anglia në alarm për Muriqin: Pas Tottenhamit e Man United, vjen edhe oferta nga klubi i tretë i PL

Burnley ka bërë një ofertë prej 28 milionë eurove për sulmuesin e Fenerbahces dhe Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, sipas gazetës turke, “Milliyet”.

Sipas kësaj gazete, klubi i Premier Leagues ka bërë ofertën por Fenerbahce shqetësohet se shitja e sulmuesit shtatlartë mund t’ua dëmtëojë gjasat për titull, transmeton Periskopi.

Bordi i Fenerit është kundër idesë për shitjen e Muriqit në janar, por shuma e përmendur do ta thyente rekordin e transferimeve në Super Ligën turke.

Fenerbahce raportohet se kërkon më shumë se 28 milionë për kosovarin.

Shuma do ta ndihmonte financiarisht klubin, i cili është në vështirësi, por do të duhej të gjente zëvendësuesin brenda pak ditëve.

Raporti shton se Manchester Unitedi poashtu është shumë i vendosur për Muriqin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: