Ankesa e Ferizajt nuk aprovohet nga Komisioni i Garave, Liria luan në Superligë

Ankesa e Ferizajt nuk aprovohet nga Komisioni i Garave, Liria luan në Superligë

Tashmë dhe është zyrtare, skuadra e Lirisë së Prizrenit do të luajë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi bie poshtë ankesa e Ferizajt.

Skuadra e Lirisë ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt me 4 qershor në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me ç’rast edhe fitoi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.

Por, KF Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK, pasi sipas tyre disa lojtarë të Lirisë kanë luajtur pa kontrata, sepse ato iu kanë skaduar me 31 maj.

Kjo ankes thuhet se sot është refuzuar nga Komisioni i Garave të Superligës, ku i jep Lirisë të drejtën e plotë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Superligë.

Shpërndaje në: