Ankohet Fushë-Kosova: IKSHPK na dërgoi vetëm inicialet e personave të prekur nga Covid-19

Ankohet Fushë-Kosova: IKSHPK na dërgoi vetëm inicialet e personave të prekur nga Covid-19

Në Komunën e Fushë-Kosovës sot janë paraqitur edhe dy raste të reja me koronavirus.

Zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli, ka thënë në Rtv Dukagjini se sonte ka ndodhur një praktikë e re sa i përket njoftimit për personat e prekur me koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Ne si Shtab Emergjent në Fushë Kosovë kemi marrë lajmin nga IKSHPK vetëm njoftimin se nga komuna jonë janë infektuar dy persona dhe na janë dhënë vetëm inicialet e tyre dhe datat e lindjes”, tha ai.

Ai thotë se janë pak të hendikepuar me këtë praktikë pasi duhet të dërgojnë inspektoratin dhe t’i karantinojnë personat në fjalë, përcjell Telegrafi.

“Është e pamundshme për momentin të karantinojmë personat në fjalë, por po shpresojmë se deri nesër do të na vijnë informacionet tjera”.

Topalli thotë se tashmë në Fushë Kosovës janë tetë raste aktive me COVID-19 ndërsa tetë persona tjerë rezultojnë të shëruar.

Shpërndaje në: