Ankohet Koeman: Penalltia ndryshoi ndeshjen, nuk e kuptoj VAR

Ankohet Koeman: Penalltia ndryshoi ndeshjen, nuk e kuptoj VAR

Ronald Koeman e ka hedhur në pikëpyetje penalltinë e Real Madridit në ‘El Clasico’.

Madrilenët triumfuan 3-1 në ‘Camp Nou’, falë golave nga Federico Valverde, Luka Modric dhe një penalltie të konkretizuar nga Sergio Ramos, transmeton Periskopi.

Koeman pas ndeshjes shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me penalltinë. ”Ne luajtëm mirë, patëm mundësi. Në pjesën e dytë ishim poashtu të mirë,” tha Koeman.

”E vështirë është të kuptohet, nuk merituam ta humbim ndeshjen.

”Nuk i kuptova disa vendime të gjyqtarit. Penalltia ndikoi në rezultat shumë. Deri te penalltia po luanim mirë. Nuk e kuptoj VAR. Mendoj se VAR ekziston vetëm kur është kundër Barcelonës.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: