Anomalia e trurit që mund të kthejë njerëzit me pushtet, në përbindësha

Anomalia e trurit që mund të kthejë njerëzit me pushtet, në përbindësha

Një në njëqind prej nesh e shijon manipulimin, poshtërimin apo vrasjen e njerëzve. Po si mund t’i dallojmë?

Nëse rregulli i “1 në 100” është i vërtetë, në vitin 1939 ishin afro 800 000 psikopatë në Gjermani, nga një popullsi prej 80 milionësh.

Ata përdorën atë kohë të trazuar për të siguruar pozicione pushteti. Regjimit nazist nuk iu desh të kërkojë shumë. 800 mijë psikopatë iu bashkëngjitën sistemit totalitar si mizat

Shihni rrotull jush. Në rrugë. Në autobus. Në vendin ku punoni. Një në çdo 100 vetë është psikopat. Ata janë joshës, karizmatikë dhe frymëzues. Por janë edhe të pamëshirshëm. Mund të gënjejnë dhe të bëjnë hile. Mund t’ju lëndojnë dhe, në rastin më të keq, t’ju vrasin.

Statistikisht, ky potencial fshihet në çdo një në 100 njerëz. Megjithatë, dy botë përmbajnë një numër të shpërpjesëtuar psikopatësh.

E para është bota kriminale: një në pesë të burgosur është psikopat.

Bota tjetër është shumë më tronditëse: sipas Gerhard Roth i Brain Research Institute, një në dhjetë persona që ka pozicion pushteti, shfaq tipare psikopatie.

Tipari bazë i një psikopati është nevoja për të fituar pushtet sipas rregullave të veta.

Për këtë arsye ata kërkojnë mjedise që u krijojnë sa më shumë hapësirë që të munden, kështu që zënë vend në bordet e bizneseve, apo bëhen drejtues dhe politikanë. Ata i përdorin këto pozicione për dobinë e tyre, dhe dëmi që shpesh shkaktojnë është shumë i madh, një gjë, dëshmitare e të cilës është vetë historia e njerëzimit.

Ndonëse psikologu kriminal Robert D. Hare i përcaktoi çrregullimet psikopatologjike vetëm 50 vjet më parë, psikopatët kanë qenë gjithmonë një pjesë e historisë – në fakt, vizionet e tyre të shtrembëruar kanë patur një impakt të drejtpërdrejtë mbi kursin e saj.

Psikopatët janë mina me sahat

Një në njëqind prej nesh e shijon manipulimin, poshtërimin apo vrasjen e njerëzve. Pos i mund t’i dallojmë?

Hare kaloi 35 vjet në përpjekje për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.

Me ekipin e tij, ai kreu me mijëra studime në terren, në spitale psikiatrike, skanoi trurin e qindra përdhunuesve, vrasësve seria, dhe analizoi sjelljen e despotëve të panumërt dhe njerëzve në pozicione pushteti.

Më pas, ai i krahasoi me njerëz normalë.

Duke përdorur rezultate, studiuesi kanades zhvilloi një mjet për të identifikuar me saktësi psikopatët: Lista e Kontrollit të Psikopatisë – e rishikuar (PCL – R).

Testi konsiston në 20 kategori, bën të cilat ose 0. Ose 1 ose 2 pikë jepen dhe shtohen për të dhënë një rezultat të përgjithshëm.

Kriteret PCL –R, e si rrjedhojë tiparet e një psikopati përfshijnë: Joshjen sipërfaqësore, sjelljen manipuluese, gënjeshtrat patologjike, mungesën e dhembshurisë, një impulsivitet të lartë.

Sa më shumë që këto tipare shprehen, aq më të vështirë janë të mbahen nën kontroll- personi ose është tashmë psikopat, ose në prag të shndërrimi në një tillë.

Dhe shumë figura historike e kanë shkelur vijën e kuqe.

“Shumë prej udhëheqësve karizmatikë të historisë kanë qenë psikopatikë”, thotë Jens Hoffman, drejtor i Institutit të Psikologjisë dhe Menaxhimit të Kërcënimeve.

“Ndonjëherë tipari mund të jetë goxha i dobishëm sepse personalitetet e fortë dhe pa frikë, janë ata që të shtyjnë dhe sjellin ndryshime. Kjo gjë sjell zhvillime historike të rëndësishme”.

Por gjërat shpejt përshkallëzohen, kur një udhëheqës psikopat nuk kontrollohet apo hiqet dot…

Si e ndryshojnë botën psikopatët

Nëse rregulli 1 “1 në 100” është i vërtetë, në vitin 1939 ishin afro 800 000 psikopatë në Gjermani, nga një popullsi prej 80 milionësh.

Ata përdorën atë kohë të trazuar për të siguruar pozicione pushteti. Por regjimit nazist nuk iu desh të kërkojë për kriminelë të paskrupullt.

Jo, 800 mijë psikopatë iu bashkëngjitën sistemit totalitar si mizat, të gatshëm që të kryenin krime në emër të Atdheut.

Po vetë Hitleri?

Që i ri, ai ishte shpërthime të pazakontë temperamenti. Dhe arroganca e tij u shfaq që herët: kur luante lotarinë në adoleshencë, ai ishte i bindur se do të fitonte dhe bënte plane që të ndërtonte një shtëpi të bukur në Vjenë. Kur nuk fitoi, shpërtheu në zemërim. Ai donte gjithashtu që të bëhej artist. Megjithatë, pasi u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura në Vienë, ai provoi sërish dhe po sërish u refuzua.

Kështu që , piktori u shndërrua në një luftënxitës. Ai zgjodhi jetën si ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Refuzimi dhe dështimi janë të papranueshme për një personalitet psikopatik”, thotë Robert Hare.

Shtoi kësaj edhe një tipar i narcizizmi, dhe ke kështu një përzierje shpërthyese: një lloj që Adrian Raine, i Departamentit të Kriminologjisë në Universitetin e Pensilvanisë e quan ‘psikopatë të suksesshëm’.

Psikopatë të suksesshëm anë ngjitur në pozicione të lartë gjatë gjithë historisë.

Në vitin 1933, psikiatri Ernst Kretschmer shkruante: “Psikopatët janë gjithmonë rreth e rrotull. Në kohë të qeta ne i studiojmë, po në kohë të trazuara ata sundojnë mbi ne”.

Megjithatë është shumë tragjike që dy prej psikopatëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë, ndodhi të viheshin përballë njëri-tjetrit: Hitleri she Stalini. Asnjëri nuk tërhiqej dhe, si rezultat, 50 milionë njerëz vdiqën.

Po kështu, ata krijuan shoqëri ku psikopatët mund të lulëzonin dhe nuk kishin probleme të rekrutonin gjithnjë e më shumë të tillë, për kauzën e tyre – një në njëqind të tillë, për kauzën e tyre – një në njëqind persona në fakt./ Bota.al

Shpërndaje në: