Anthony Joshua tregon fuqinë brutale të grushtit dhe e quan veten ‘lider të shkatërrimit’

Anthony Joshua tregon fuqinë brutale të grushtit dhe e quan veten ‘lider të shkatërrimit’

Kampioni i peshës së rëndë, Anthony Joshua ka publikuar pamje të vetat ku shihet duke praktikuar të majtën e tij në thesin lëvizës të boksit, teks apo përgatitet për meçin e jashtëzakonshëm me Tyson Furyn.

31-vjeçari arriti që me sukses ta mbrojë titullin në dhjetor, kur shpartalloi bullgarin Kubrat Pulev brenda nëntë rundeve, transmeton Periskopi.

Ai e ka bërë të qartë se nuk ka bërë aspak pushim, duke postuar vazhdimisht pamje dhe video nga stërvitjet.

Duke e quajtur veten ‘lider të shkatërrimit,’ Joshua shfrytëzoi klipin e fundit për të demonstruar fuqinë e tij me të majtën në pjesën e kokës dhe trupit.

Një përballje mes Joshuas dhe Furyt ende nuk është konfirmuar, mirëpo, promoteri Bob Arum ka zbuluar zhvillim pozitiv këtë javë, duke e konfirmuar se të dy palët kanë arritur marrëveshje për ndeshjen.

Ende nuk është vendosur për datën, teksa është vendosur të mbetet fleksibile për shkak të problemeve të vazhdueshme me Covid-19. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: