Antidroga e Policisë së Kosovës arreston dy persona në Gjilan, kap rreth dy kg drogë të llojit Heroinë

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston dy persona në Gjilan, kap rreth dy kg drogë të llojit Heroinë

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:45 kanë arritur tek informacionet relevante ku dyshohej se i dyshuari me iniciale Sh.I.,është duke bërë shitblerje të substancave narkotike, dhe se i njëjti poashtu ka edhe urdhër-arrest aktiv të Gjykatës Themelore të Gjilanit për vuajtje të dënimit prej 18 muaj e 40 ditë burg efektiv.

Pas veprimeve aktive, i dyshuari është arrestuar nga autoritet policore të anti-drogës.

Gjatë ditës hetuesit e anti-drogës në Gjilan Kanë vazhduar dhe është bastisurshtëpia e një të dyshuari tjeter me iniciale (F.A.), nip i të dyshuarit, SH.I.

Gjatë bastisjes në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike (digjitale) si dhe 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Poashtu, bastisje është bërë edhe në banesën e të dyshuarit të parë (Sh.I.), në rr. “Hamdi Kurteshi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike (digjitale) si dhe (5) pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Shpërndaje në: