Anton Berisha: Vendimi i Donika Gërvallas për personin e kontaktit në Vatikan është skandaloz

Anton Berisha: Vendimi i Donika Gërvallas për personin e kontaktit në Vatikan është skandaloz

Ish përfaqësuesi diplomatik në Selinë e Shenjtë, Anton Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit të marrë që një këshilltar i presidentes Vjosa Osmani të dërgohej si person kontakti në Vatikan.

Ai konsideron që një vendim i tillë përbën ulje të përfaqësimit diplomatik në Selinë e Shenjtë.

Berisha ka sugjeruar Presidenten që të mos aprovoj këtë vendim skandaloz [sic], përcjell Periskopi.

Rrjedh dokumenti: Ja si u emërua kundërligjshëm këshilltari i Vjosa Osmanit si ‘përfaqësues’ në Selinë e Shenjtë

Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi.

Statusi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me 12 maj 2018, në Vatikan, kam shoqëruar kryeministritn Haradinaj, në takimin me Sekretarin e Shtetit Kardinalin Parolin,ku  ndërmjet tjerash është arritur dakordimi për përfaqësimin diplomatik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë përmes Delegatit Apostolik për Kosovën dhe Përfaqësuesit Diplomatik të Kosovës në nivel ambasadorësh.

Marrëveshja  e arritur është përcjellur me hapa të kujdesshëm përmes Notës Verbale, të dy palët kanë formalizuar emërimin e Nuncit Jean-Marie Speich për Delegat Apostolik për Kosovën respektivisht ambasador Anton Berisha, përfaqësues diplomatik për Selinë e Shenjtë; si dhe vullnetin e  mirë që në  fazë tranzitore, Nunciatura Apostolike në Lublane dhe Zyra e Kontaktit në Prishtinë  të punojnë në drejtim të zhvendosjes së Zyrës së Kontaktit në Vatikan.

Me ardhjen e Qeverisë Kurti I, përkundër qëndrimit afirmativ  të kryeministri Kurti cështja ka mbetur e hapur, përderisa Qeveria Hoti përkatësisht vet kryeministri Hoti, ndonëse ka pasur gjithe informacionin e duhur,  e ka trajtuar në mënyrë të gabuar e të dëmshme për Kosovën, duke e anuluar njëanshëm marrëveshjen dhe duke demtuar Kosovën në trajtimin politik të kësaj çështjeje.

Vendimi i presidentes Osmani për të emëruar z. Vehbi Miftari, Përfaqësues i Republikës së Kosovës kontakt me Selinë e Shenjtë, në aspektin formal është hap i duhur dhe përmisim i qëndrimit skandaloz dhe të dëmshëm të z.Hoti, në repektimn e marrëveshjes dypalëshe: Republika e Kosovës-Selia e Shenjtë; përderisa  në kuptimin përmbajtësor VENDIMI 441/21 është skandaloz dhe i papresedencë në përvojën diplomatike.

Presidentja duhet të ruaj kualitetin e marrëveshjes dhe të bëjë hapa para, përndryshe vendimi është   ulje e nivelit përfaqësues, shkrirje e Zyrën e Kontaktit të Vatikanit në Misionin Diplomatik në Itali, emërim i paqartë i Ministrtit Këshilltar në statusin e tij diplomatik dhe të kompetencës në relacion me Selinë e Shenjtë.

Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi.

Natyrisht, në interes të vendit, duke qenë përfaqësuesi i vetëm që kam kryer këtë detyrë, jam i gatshëm të jap gjithë ndihmesën time.

AB.

Shpërndaje në: