Antonio Conte raportohet se është i vendosur të punojë me NËNTË lojtarë të Man Unitedit – i thotë ‘po’ ofertës

Antonio Conte raportohet se është i vendosur të punojë me NËNTË lojtarë të Man Unitedit – i thotë ‘po’ ofertës

Ole Gunnar Solskjaer është ende trajner i Manchester Unitedit.

Pavarësisht formës së dobët së fundmi dhe humbjes 5-0 nga Liverpooli, nuk është se tash ka filluar presioni rreth punës së norvegjezit.

‘Djajt e Kuq’ kanë tri ndeshje para pushimit ndërkombëtar, i cili është përcaktues për të ardhmen e Solskjaerit.

Ata udhëtojnë drejt Tottenhamit të shtunën mbrëma, para se të luajnë si mysafirë të Atalantas në Champions League.

Pastaj, kanë derbin e Mançesterit në ‘Old Trafford’, më 6 nëntor.

Vetëm nëse United fiton të tri këto ndeshje, periudha e Solskjaerit qartazi do të jetë nën kërcënim.

Sipas kompanive të basteve, Antonio Conte është favoriti për ta zëvendësuar.

Disa raporte janë më të avancuara se të tjerat dhe gazeta italiane ‘Gazzetta Dello Sport’ beson se Conte tashmë i ka thënë ‘po’ ofertës.

Raporti shkon aq larg sa që thotë se nëntë lojtarë të Manchester Unitedit kanë ndihmuar ta bindin Conten të pajtohet që të bëhet trajner i ri i Unitedit, nëse shkarkohet Solskjaer.

Këta nëntë futbollistë janë: Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Raphael Varane, Alex Telles, Bruno Fernandes, Anthony Martial, Jadon Sancho, Mason Greenwood dhe Marcus Rashford. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: