Antonio Rudiger prezantohet te Real Madridi

Antonio Rudiger prezantohet te Real Madridi

Antonio Rudiger është prezantuar zyrtarisht sot te Real Madridi.

Mbrojtësi gjerman kaloi testet mjekësore këtë të hënë dhe më pas ka nënshkruar zyrtarisht me “Los Blancos”.

Rudiger ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare në praninë e presidentit, Florentino Perez.
29-vjeçari te Real Madridi do të mbajë numrin “22” në fanellë.

Ish-mbrojtësi i Chelseat në “Santiago Bernabeu” ka kaluar si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me “Blutë”.

Shpërndaje në: