Antropologët nxjerrin studimin: Smartfonët janë bërë vendi ku jetojmë, jo shtëpitë tona

Antropologët nxjerrin studimin: Smartfonët janë bërë vendi ku jetojmë, jo shtëpitë tona

Përdoruesit e ‘smartfonëve’ janë bërë “kërmij njerëzor që bartin shtëpitë e tyre në xhepat e tyre”, me tendencën për të injoruar shokët dhe familjen për pajisjen e tyre, sipas një studimi madhor.

Një ekip antropologësh nga UCL [University College London] kaluan më shumë se një vit dokumentimin e përdorimit të smartfonëve në nëntë vende të globit, prej Irlandës e në Kamerun, dhe gjetën se larg të qenit thjesht lodra triviale, ato janë bërë për njerëzit si të ishin shtëpi.

“Smartfoni nuk është më thjesht një pajisje që e përdorim, është bërë vendi ku ne jetojmë,” tha profesori Daniel Miller, që udhëhoqi këtë studim.

“Ana tjetër e medaljes është që në marrëdhëniet njerëzore në çdo moment, qoftë derisa po ngremë drekë, qoftë në ndonjë takim apo në ndonjë aktivitet tjetër, personi me të cilin jemi mund të zhduket, mund të “shkojë në shtëpi” në smarfonin e tij.”

“Kjo sjellje, dhe frustrimi, zhgënjimi apo edhe fyerja që mund të shkaktojë, është ajo që ne e quajmë “vdekje nga afërsia”. Ne po mësojmë të jetojmë me rrezikun që edhe kur jemi bashkë fizikisht, ne mund të jemi shoqërisht, emocionalisht apo profesionalisht të vetmuar.”

Nëse ka një shkak specifik për këtë transformim, hulumtuesit kanë nënkuptuar se mund të jenë aplikacionit e chatit si “WhatsAppi” të cilin e quajnë “zemrën e smarfonit”.

“Për shumë përdorues në këtë regjion, një aplikacion i vetëm tash paraqet gjënë më të rëndësishme që smartfoni bën për ta” LINE në Japoni, për shembull, WeChat në Kinë dhe WhatsApp në Brazil, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

“Këto aplikacione janë bërë platforma ku të afërmit mblidhen bashkë për t’u kujdesur për prindërit e tyre pleq, prindërit krenarë dërgojnë fotografi të panumërta të foshnjeve të tyre, dhe emigrantët lidhen me familjet; ato janë mjete me të cilat ju ende mund të jeni gjysh edhe nëse jetoni në një shtet tjetër.”

Shpërndaje në: