Anulimi i sezonit në La Liga mund ta shkatërrojë Barcelonën

Anulimi i sezonit në La Liga mund ta shkatërrojë Barcelonën

Mundësia e anulimit të sezonit në La Liga po rritet secilën ditë që po kalon.

Në Belgjikë tashmë është anuluar fushata 2019/20, me Club Bruggen që fitoi titullin pasi po kryesonte në tabelë, transmeton Periskopi.

Derisa ekziston dëshira e përbashkët që të luhen edhe 11 ndeshjet e mbetura në La Liga, nuk ka kurrfarë sigurie se ato do të zhvillohen.

UEFA ka liruar muajt qershor dhe korrik duke shtyer Euro 2020, por nuk ka garancion se situata me pandeminë e koronavirusit do të përmirësohet gjatë verës.

Pavarësisht se anulimi i sezonit do ta shpallte Barcelonën kampione, klubi është qartazi kundër idesë.

Blaugranët nuk dëshirojnë të fitojnë në këtë mënyrë, pasi do të minimizohej suksesi, poashtu edhe klubi do të pësonte dëme të mëdha financiare.

Vetëm në shitjen e biletave, Barcelona do të humbte 16.5 milionë euro nga pesë ndeshjet e fundit që pritet t’i luajë në shtëpi.

Poashtu ka probleme me të drejtat televizive, me klubin që pavarësisht se tashmë ka marrë 166 milionë euro, prapë do të humbnin para të majme nëse ndeshjet e mbetura nuk luhen.

Lojtarët e skuadrës së parë gjithashtu marrin bonus nëse fitohet titulli, i cili nëse arrihet në këtë mënyrë pa vazhduar sezoni, klubi do të humbte 20 milionë euro. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: