Anulohen krejtësisht votat e partive boshnjake në shtatë komuna serbe

Anulohen krejtësisht votat e partive boshnjake në shtatë komuna serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP] ka marrë vendim t’i anulojë krejtësisht votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.

Komunitetet pakicë joserbe kanë dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

PZAP-ja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që votat e përfshirë në fletëvotimet e anuluara t’i largojë nga rezultati përfundimtar.

Nuk dihet nëse kjo do të ndryshojë numrin e deputetëve. /Periskopi

Shpërndaje në: