Anulohen mbi 40 fluturime drejt Tajvanit pas manovrave ushtarake të Kinës

Anulohen mbi 40 fluturime drejt Tajvanit pas manovrave ushtarake të Kinës

Tajvani ka anuluar një numër të fluturimeve për shkak të manovrave ushtarake të Kinës afër ishullit, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Së paku 40 fluturime drejt dhe nga Tajvani janë anuluar, sipas gazetës China Times.

Gazeta citoi aeroportin Taoyuan të Taipeit duke thënë se anulimet nuk “ishin domosdo” të ndërlidhura me manovrat ushtarake.

Kina ka urdhëruar anijet dhe aeroplanët që të shmangin ushtrimet ushtarake që kanë rrethuar vendin.

Gazeta Hong Kong ushtrimet i quajti si “bllokadë efektive e Tajvanit”.

Palët, që janë ndarë në vitin 1949 pas një lufte civile, nuk kanë lidhje zyrtare por që janë një nga aleatët më të fuqishëm të teknologjisë dhe të prodhimtarisë.

Udhëtimi i Pelosit zemëroi Kinën për shkak se ajo pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe çdo vizitë të huaj e konsideron si njohje të sovranitetit të ishullit. /Periskopi/

Shpërndaje në: