Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

PZAP-ja ka marrë vendim që të anulojë krejtësisht zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, dhe për rrjedhojë do të ketë rivotime.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e bërë nga kryetari aktual i kësaj komune me emrin Rufki Suma.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, në Han të Elezit iu dha fund qeverisjes 14-vjeçare të kandidatit të pavarur, Rufki Suma, duke u mposhtur nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi.

Shpërndaje në: