Anulohet konkursi për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të burxheve të Kosovës
Është anuluar konkursi për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve të Kosovës.
Kështu ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime të saja. Sipas këtyre burimeve, deri te ky vendim i Komisionit ka ardhur për shkak se asnjë nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e parapara në konkursin e shpallur publik.
“Komisioni për vlerësimin e kritereve nr 15/2017 të datës 29.05.2017, për pozitën drejtor i përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës i mbështetur nga Projekti BDO, në zbatim të marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe Mbretëria e Bashkuar për pozitat e larta drejtuese, ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka konstatuar se nuk i plotësojnë kriteret për pozitën drejtor të përgjithshëm të burgjeve të Kosovës”, thuhet në vendimin për anulimin e këtij konkursi.
Shërbimi korrektues tash e sa kohë është me ushtrues të detyrës së drejtorit të përgjithshëm. Sipas burimeve të Gazetës Blic ditëve në vijim pritet rishpallja e konkursit për këtë pozitë të lartë të Shërbimit Korrektues.



