Anulohet vizita e Sergei Lavrov në Serbi

Anulohet vizita e Sergei Lavrov në Serbi

Është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi.

Arsyeja e anulimit të vizitës është pasi tri vende mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së Jashtme për agjencinë e lajmeve Interfax.

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, kanë ndaluar nëpër hapësirat e tyre ajrore, fluturimin e avionit që do të lejonte ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ta vizitonte nesër Beogradin.

Shpërndaje në: