Anxhelina Hadërgjonaj publikon imazhe të reja në bikini, vjen në formë të mahnitshme

Anxhelina Hadërgjonaj publikon imazhe të reja në bikini, vjen në formë të mahnitshme

Artistja Anxhelina Hadërgjonaj që një kohë të gjatë është kthyer në Shqipëri dhe aktualisht po shijon pushimet në qytetin e Vlorës.

Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar për më të rejat në jetën e saj.

Krahas kësaj, 26 vjeçarja për disa ditë radhazi ka sjell imazhe e video atraktive duke vënë në fokus linjat trupore.

Në postimin e fundit, krijuesja e hitit “Kopje pa kuptim” vjen e mrekullueshme gjersa shquhet për fizikun e saj të bujshëm.

Ajo ka veshur një palë bikini ngjyrë kafe, ku duket e mahnitshme me flokët e lëshuara e me syze të po të njëjtës ngjyrë.

Dukjen njëherësh e ka kompletuar edhe me byzylykë ari, të cilët e bëjnë të duket më tërheqëse.

Në anën tjetër, Anxhelina ka më shumë se pesë vite që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor edhe pse ka paralajmëruar rikthimin në skenë.

Shpërndaje në: