Aplikimi i Kosovës në KE, Meta u bën thirrje institucioneve të Shqipërisë të mobilizohen për mbështetje

Aplikimi i Kosovës në KE, Meta u bën thirrje institucioneve të Shqipërisë të mobilizohen për mbështetje

Pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje publike institucioneve të shtetit të mobilizohen në mbështetje të këtij procesi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Meta kërkoi që kjo mundësi historike të kthehet në sukses për Kosovën.

“Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”, ka shkruar Meta.

Ai shtoi se Kosova i përmbush të gjitha parimet që një shtet duhet t’i ketë për t’u anëtarësuar në KE.

“Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.”

 

Kujtojmë se dje, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin zyrtrar për anëtarësim nga Strasburgu i Francës derisa një datë e saktë se kur do të votohet ky propozim nuk është dhënë.

Shpërndaje në: