Apostolova thotë se ulja e numrit të ministrive në 12 është vetëm një mundësi

Apostolova thotë se ulja e numrit të ministrive në 12 është vetëm një mundësi

Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë konsideron se ideja e 12 ministrive është vetëm një mundësi e cila është përmendur.

Në një intervistë për Telegrafin, Apostolova tha se për Bashkimin Evropian me rëndësi është që të ketë institucione efikase dhe t’i përgjigjen nevojave të popullsisë, por kujdes duhet të kenë që të ketë përputhje me miratimin e ligjit të ri për funksionim të administratës publike dhe agjencive të pavarura.

“Ka disa mënyra për organizimin e administratës dhe i përket Qeverisë së Kosovës ta vendos këtë. 12 ministri është një opsion. Me miratimin e ligjit të ri për funksionimin dhe organizimin e administratës publike dhe agjencive të pavarura në shkurt të vitit 2019, ekziston nevoja për t’i rishikuar organizimet e brendshme të të gjitha ministrive, posa të adoptohet edhe legjislacioni relevant sekondar. Nëse Qeveria e re merr vendim ta ulë numrin e ministrive, atëherë këto duhet të jenë në përputhje. Për Bashkimin Evropian ka rëndësi që të ketë institucione efikase që i përgjigjen nevojave të popullsisë. Nevojiten institucione që e kanë kapacitetin për të implementuar reforma që janë pjesë e marrëveshjes së MSA-së dhe Agjendës Evropiane të Reformave, të cilat janë si udhërrëfyes për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e vet drejt Evropës”, tha Apostolova.

Shpërndaje në: