Apple kompania më e vlefshme në botë, kjo është vlera e saj

Apple kompania më e vlefshme në botë, kjo është vlera e saj

Në vitin 2018 brendi më me vlerë në botë ishte Apple, vlera e të cilit është vlerësuar në 214,4 miliardë dollarë, 16 për qind më shumë se vitin e kaluar, pretendohet në rang listën të cilën e publikon Interbrand.

Apple është brendi më i vlefshëm në botë, është vlerësuar në 214 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë është Google, vlera e të cilit është rritur për 10 për qind dhe tani vlen 155,5 miliardë dollarë, ndërsa i treti është Amazon, i cili vlen 100,7 miliardë, madje 56 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Pasojnë Microsoft, i cili vlerësohet në 92,7 miliardë, e që është rritje prej 16 për qind, Coca Cola është e pesta, edhe pse i është zvogëluar vlera për 5 për qind dhe vlen 66,3 miliardë, në vendin e gjashtë është Samsung i cili e ka rritur vlerën për 6 për qind në 59,8 miliardë dollarë.

Toyota vlen 53,4 miliardë, 6 për qind më tepër se vitin e kaluar, dhe gjendet në pozitën e shtatë, Mercedes është në vendin e tetë me 48,6 miliardë, ndërsa në mes të dhjetë të parëve janë edhe Facebook, i cili vlen 45,1 miliardë me dy për qind më pak se në vitin 2017 dhe McDonald’s, i cili është vlerësuar në 43,4 miliardë.

Prej vendit të 10 deri në atë 20 janë Intel (43,3), IMB (42,9), BMW (4), Disney (39,8), Cisko (34,5), GE Technology (32,7), Nike (30,1), Loui Vitton (28,1), Oracle (26,1), dhe Honda (25,6).

Shpërndaje në: