Apple përballet me mungesë të iPhone për shkak të koronavirusit

Apple përballet me mungesë të iPhone për shkak të koronavirusit

Apple ka informuar të gjithë punonjësit nëpër dyqanet se do të ketë një reduktim të sasisë së iPhone nëpër stoqe javët në vijim.

 

Kjo mungesë është një prej shenjave të para të impaktit që koronavirusi ka pasur në industritë në mbarë botën duke prekur edhe zinxhirin furnizues të iPhone.

 

Sipas Bloomberg janë iPhone 11 dhe iPad Pro që janë prekur. Në një raport të fundit për investitorët, kompania tha se nuk ka për të arritur objektivat financiarë për tre mujorin e dytë të 2020-ës.

 

Në 2-4 javët e ardhshme do të ketë sasi të kufizuar të iPhone në dispozicion në dyqane. Raporti gjithashtu konfirmon se ky reduktim është edhe për pjesët individuale.

 

Megjithatë Apple ka filluar të hapë dyqanet në Kinë të cilat kanë qenë të mbyllura nga koronavirusi, një sinjal se biznesi i Apple mund ti rikthehet shumë shpejtë normalitetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: