Apple vazhdon shpërfilljen e këngëtareve kosovare, njofton planin e ri revolucionar për ambientin

Apple vazhdon shpërfilljen e këngëtareve kosovare, njofton planin e ri revolucionar për ambientin

Gjiganti teknologjik Apple – që mori vendimin kontrovers për ta hequr Kosovën nga harta – ka thënë se do të bëhet krejtësisht pa karbon deri në vitin 2030.

Ky dedikim do të kërkojë që çdo gjurmë karboni në produktet e shitura nga Apple – prej iPhonëve e deri te projektet e ardhshme – të zhduket plotësisht në dhjetë vitet e ardhshme.

Apple tashmë është duke funksionuar pa karbon në operacionit e saj të korporatës, por është kritikuar vazhdimisht mbi ndikimin e keq në ambient prej pajisjeve dhe produkteve që krijon, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Si pjesë të këtij angazhimi të ri, i duhet që tashmë të sigurojë këto produkte nuk përmbajnë karbon gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, gjë që nënkupton se çdo gjë që myshterinjtë e kompanisë blejnë do të jetë pjesë e një plani të ri.

Si i tillë, angazhimi në fjaël do të nënkuptojë se Apple do të prodhojë edhe energjinë e përdorur nga furnizuesit për të krijuar materiale për produktetet e saj por edhe energjinë për t’i mbushur nga myshterinjtë mbi kalkilimet e saj për ndikimin në ambient.

Për ta bërë këtë gjë, Apple do të reduktojë emetimet e karbonit për 75 për qind deria punon për zgjidhjen e re për heqjen e karbonit edhe për 25 për qindëshin e mbetur. /Periskopi  

Shpërndaje në: