Apple zbulon Iphone 14 Pro, ja nga kur mund ta bleni

Periskopi.com Tech & Auto

Apple ka zbuluar telefonët e rinj të mençur në prezantimin e këtij viti.

Apple zbulon variantet Pro të iPhone 14. Konkretisht iPhone 14 Pro ka ekran OLED 6.1-inç me ndriçim deri në 1600 nits ndërsa iPhone 14 Pro Max me ekran 6.7-inç.

Vinë me çipin e ri A16 Bionic i cili ka dy bërthama të performancës së lartë dhe katër bërthama të performancës së ulët.

Sistemi i kamerave përbëhet nga sensori kryesor 48-megapiksel, sensori ultraëide 12-megapiksel dhe sensori telefoto me 4 opsione zmadhimi. Falë tyre është përmirësuar ndjeshëm cilësia e imazheve në dritë të pakët. Video 4K/30fps dhe 4K/24fps si dhe ProRAË në 48-megapiksel janë disa prej fuqive të këtij sistemi.

Smartfonët në shitje nga data 16 Shtator me çmime 999 dollarë për iPhone 14 Pro dhe 1099 dollarë për iPhone 14 Pro Max me opsione memorie deri në 1TB. / PcWorldAlbanian