Arabi që Amerika e sheh si shpëtimtar trondit me fjalët e tij: “Princi është psikopat”

Arabi që Amerika e sheh si shpëtimtar trondit me fjalët e tij: “Princi është psikopat”

Një ish zyrtar i lartë i inteligjencës së Arabisë Saudite ka pretenduar që Princi i Kurorës Mohammed bin Salman është “psikopat pa empati” që një herë ishte fryrë se mund ta vriste sundimtarin e mbretërisë në atë kohë, Mbretin Abdullah, dhe ta zëvendësonte me babain e tij.

Në një intervistë për një televizion amerikan, Saad Aljabri, që kishte ikur nga Arabia Saudite në majin e vitit 2017 dhe po jeton në ekzil në Kanada, po ashtu tha që ishte paralajmëruar nga një i afërm në vitin 2018, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsulatën saudite në Stamboll, që një ekip vrasësish ishte nisur për në Kanada për ta vrarë.

Aljabri i tha emisionit 60 minuta në CBS se ishte paralajmëruar “të mos qëndronte afër misionit saudit në Kanada. Mos shko në konsullatë. Mos shko në ambasadë.”

Disa prej detajeve të komplotit për vrasje, tashmë vejse janë raportuar.

Qeveria saudite nuk ka komentuar pretendimet e Aljabrit por ka thënë në një deklaratë se “Saad Aljabri është një ish zyrtar i qeverisë i diskredituar me histori të gjatë të fabrikimeve për të fshehur krimet financiare që ka kryer”:

Aljabri ka mbështetje të fortë në ShBA, ku vlerësohet për shpëtimin e jetëve amerikane dhe saudite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. /Periskopi

Shpërndaje në: