Arabia Saudite me super-ofertë për Superkupën e Italisë – mund të luhet atje edhe për tri vite

Arabia Saudite me super-ofertë për Superkupën e Italisë – mund të luhet atje edhe për tri vite

Superkupa e Italisë mund të vazhdojë të luhet në Arabinë Saudite edhe për 3 sezonet e ardhshme.

200 milionë euro ka rinovuar shteti saudit për të rinovuar kontratën me Lega Calcion që Superkupa e Italisë të luhet në Arabi edhe për tre vitet e ardhshme. Aktualisht Lega Calcio përfiton 20 milion euro plus bonuse, kurse me marrëveshjen e re të propozuar kemi të bëjmë me shifra të rritura ndjeshëm.

Gjithsesi kjo rritje nuk është ofruar kot, pasi në Arabinë Saudite kërkojnë që të ndryshojë formula e Superkupës së Italisë. Për kontratën e re kërkohej një “Final 4” në Superkupën e Italisë, ku të marrin pjesë edhe vendi i dytë në kampionat, ashtu edhe finalisti i Kupës.

Diçka e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë, por ndryshimi i formulës siç ka ndodhur në Spanjë mund të ekzistojë si hipotezë. Në këtë edicion të Superkupës së Italisë trofeu do të diskutohet në një derbi të zjarrtë Italie mes Interit fitues të Scudettos dhe Juventusit, fitues i Kupës së Italisë.

Gjatë viteve të fundit ky kompeticion është zhvilluar rregullisht në Arabinë Saudite me përjashtim të edicionit të fundit me sfidën mes Juventusit dhe Napolit që u luajt në Mapei Stadium të Reggio Emilias për shkak të pandemisë Covid-19. /Periskopi/

Shpërndaje në: