Arban Abrashi: Haki Abazi duhet të kërkojë falje për shpifjet

Arban Abrashi: Haki Abazi duhet të kërkojë falje për shpifjet

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Zëvendëskryeministri në largim Haki Abazi, duhet të kërkojë falje për deklaratat e tij të mbrëmshme lidhur me marrëveshjen me Listën Serbe.

Abrashi u shpreh se nuk ka ndonjë marrëveshje sekrete mes LDK-së e Listës Serbe për koalicionin bashkëqeverisës, dhe sipas tij ajo është e thjeshtë sikurse me partnerët tjerë të koalicionit.

”Pikat janë të njëjta sikurse marrëveshjet që kemi me AAK-në, Nismën e me partitë tjera”, ka thënë ai në Klan Kosova.

”Flasim për parimet bazë, për objektivat themelore që ka të bëjë me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike, dialogu i cili duhet të bashkërëndohet me SHBA-në dhe BE-në”.

”Gjithçka duhet të rezultojë dhe të jetë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, e në fund ndahen përgjegjësitë për secilin partner koalicioni”.

”Në këtë rast përgjegjësitë për Listën Serbe janë të tjera nga ato që janë me AAK-në sepse ka dy ministri tjera. Pra është marrëveshje e thjeshtë dhe s’ka asgjë tjetër”.

”Ata që kanë propagu mbrëmë se ka marrëveshje edhe me Djuriqin për ndarje të posteve me FSK-në AKI-në, të kërkojnë falje”.

”Nuk ka asgjë”.

”Marrëveshja është publike. Teksti ka qenë standard për të dy marrëveshjet”.

”Nuk ka pasur asgjë të fshehtë përkundër një propagande shumë të ashpër që e kemi pa nga vet ish-zëvendëskryeministri, dhe krejt cka po kërkojmë është një kërkim falje nga ta”.

”Për këta dy tre muaj hodhën shumë vrerë, për shumë shpifje se kinse të tjerët janë hajna dhe janë në dëm të vendit”.

Shpërndaje në: