Arben Vitia arsyeton punësimet familjare e partiake: I njoh moti

Arben Vitia arsyeton punësimet familjare e partiake: I njoh moti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka arsyetuar faktin që njerëz të afërt me Vetëvendosjen, qoftë familjarë apo partiakë, tashmë kanë pozita edhe në kuadër të kësaj ministrie që udhëheqë, transmeton Periskopi.

Vitia ka arsyetuar që të gjithë, duke thënë se i njeh moti dhe se janë të pazëvendësueshëm në profesionin e tyre.

‘’Ta bëjmë një dallim mes emërimit, punësimit dhe delegimit. Në kabinet janë persona të emëruar nga unë. Delegimi, kur është e drejtë e imja, duhet të plotësoj disa kritere, i besueshëm, profesionist dhe i ndershëm. Motra e Liburn Aliut plotëson këto kritere dhe nuk ka të bëjë fare pse është motra e Liburnit. Jam i sigurt që po ta kisha konsultuar Liburnin, do të ishte kundër’’, tha ai në Debat Pernime.

Tutje ai ka arsyetuar edhe disa emra të tjerë.

‘’Asnjë nga i punësuar nga daja, nipi,mesa nuk është i punësuar nga ministri i Shëndetësisë. Blerim Vela e kam njoft shumë kohë pas Driton Velës. Ai është më i duhuri dhe kyc të bërit të udhërrëfyesi që sot edhe pacientet tanë do të marrin trajtimin më meritor dhe të duhur në bazë të standardeve në gjithë botën. Punësimi dhe emërimi janë cështje të tjera’’.

‘’Arsim Kurti, i deleguar është në Departamentin e mikrobiologjisë në IKSHPK dhe të gjithë ata që janë të deleguar, ju garantoj se janë persona më meritor.’’, shtoi ai.

Ndërsa Jeta Xharra i tha se edhe Adem Grabovci thoshte dikur se ‘’Edhe dajën Curr Grabovci e ngjihke shumë shumë moti’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: