Arben Vitia nuk premton se do të dalë në debat me Daut Haradinajn dhe kandidatët tjerë për Prishtinën

Arben Vitia nuk premton se do të dalë në debat me Daut Haradinajn dhe kandidatët tjerë për Prishtinën

Ministri Arben Vitia ka thënë se 17 tetori nuk do e zë si ministër të Shëndetësisë duke qenë se ia po i hyn garës për të parin e komunës së Prishtinës, transmeton Periskopi.

Megjithatë, thekson se deri sa të jetë ministër, s’do të merret me fushatë e as nuk do të flasë rreth zgjedhjeve.

Ndonëse gazetarja Jeta Xharra tentoi të marrë një përgjigje prej tij nëse do të dalë në debat përballë kundërkandidatëve të tij, Vitia nuk pranoi të tregojë.

‘’17 tetori nuk do të më gjejë si ministër. Në momentin që largohem, do të më shihni në debate e programe. Sa jam në ministri, fokusi im do të jetë 100 për qind në ministri’’, tha ai.PERISKOPI/

Shpërndaje në: