Arbënesha Kuqi e PDK-së zgjidhet kryesuese e Asamblesë së Gjakovës

Arbënesha Kuqi e PDK-së zgjidhet kryesuese e Asamblesë së Gjakovës

Kandidatja për kryetare të Gjakovë nga radhët e PDK-së, Arbnesha Kuqi, është zgjedhur sot kryetare e Asamblesë komunale të Gjakovës me shumicë votash.

Kuqi mori 20 vota përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mustafa Domi, që arriti të marrë vetëm dhjetë, aq sa ulëse ka partia e tij në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Ndërsa 4 të tjerë ishin abstenim.

Kuqi në një fjalë rasti u zotua se do jete në shërbim të qytetarëve të Gjakovës.

“Do punojmë bashkë, do jemi bashkë për të mirën e qytetarëve. E kuptoj përgjegjësinë që e kam dhe zotohem që gjitha kapacitet e mija njerëzore dhe intelektuale do jenë në shërbim të projekteve të qytetarëve të Gjakovës të cila i kemi premtuar gjatë fushatës, gjatë kandidimit tonë për këto zgjedhje lokale”, ka thënë Kuqi.

Më herët gjatë ditës, sot u betua edhe kryetari i Komunës, Ardian Gjini, që nisi zyrtarisht mandatin e dytë në krye të Gjakovës.

Shpërndaje në: