Arbër Kullashi nuk ia del ndaj algjeriant në Lojërat Mesdhetare

Periskopi.com Sporti

Arbër Kullashi i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në Lojërat Mesdhetare.

Xhudisti kosovar është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës që po mbahet në Oran të Algjerisë.

Ai garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë ndërsa humbi me ippon nga algjeriani Aghiles-Imad Benazoug.

Kullashi ishte kundërshtar i denjë i Benazoug, i cili e shfrytëzoi edhe mbështetjen e tifozit për ta përplasur në dysheme garuesin kosovar.

Ndërkohë, sot do të garojnë edhe dy xhudistë kosovarë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.