Arbin Gjata: Jam kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë, islami nuk është besim i shqiptarëve
Historiani dhe njëri nga Arbin Gjata ka dalur kundër ndërtimit të xhamisë së madhe në qendër të Prishtinës, shkruan Periskopi.
Gjatë një interviste në Periskopi, Gjata u shpreh se islami nuk është feja e shqiptarëve.
“Ndërtimi i xhamiave dhe ndërtimi i filozofisë islame dhe ndërtimi i asaj që populli shqiptar e vendos fenë para kombit dhe para popullit atëherë ajo është në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe ligjet e Kosovës sepse shteti jonë është shtet laik dhe në rend të dytë edhe me ligjet e natyrës nëse ekziston Zoti, pra Zoti neve na ka falë shqiptar dhe e kemi për obligim që ta ruajmë virtytin me të lartë i cili i ka kriju njerëizit më gjuhë, kulturë dhe tradita”, tha ai ndër të tjera.