Arbitri i gjysmëfinales Inter-Barcelona, gjykon finalen e titullit kampion në Shqipëri

Szymon Marciniak, arbitri i gjysmëfinales së kthimit të Champions League, Inter-Barcelona, do të gjykojë finalen e titullit kampion në Abissnet Superiore.
Për sfidën Vllaznia Egnatia ai do të ketë asistentë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa arbitër i katërt është Enea Jorgji, raporton klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Në VAR do të jetë Pawel Malec, kurse Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. /Periskopi/