Ardhja e Conte – lojtarët e Tottenham që mund të afektohen nga kjo lëvizje

Ardhja e Conte – lojtarët e Tottenham që mund të afektohen nga kjo lëvizje

Antonio Conte është kthyer në Londër për një aventurë të dytë, kësaj radhe me skuadrën e Tottenham.

Tottenham pati një ecuri jo aq të mirë së fundmi me Nuno dhe tani kanë një drejtues të ri.

Kjo lëvizje mund të bëjë që disa nga emrat të afektohen dhe ndoshta të kërkojnë skuadër të re. Por, kush janë këta emra?

Giovani Lo Celso nuk pritet të ketë shumë shanse për të bindur italianin, kurse edhe Bergwijn do të jetë në mesin e lojtarëve që mund të bëjnë kthesë.

Po ashtu, Gollini nuk pritet të ketë besimin e trajnerit edhe pas pensionimit të Lloris, dhe pritet që Tottenham të vihet në kërkim të një portieri të ri, përcjell Periskopi.

Corriere dello Sport analizon se edhe lojtarë si Lucas Moura e Bryan Gil nuk duhet të ndihen rehat, për shkak të sistemit 3-5-2.

Franck Kessie dhe Dusan Vlahovic pritet të jenë dy emrat që do të kërkohen me ngulm nga Conte.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët e Tottenham, në merkaton e janarit. /Periskopi/

Shpërndaje në: