Ardian Gjini ka një pyetje për Isa Mustafën

Ardian Gjini ka një pyetje për Isa Mustafën

Anëtari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar ndaj deklratave të Isa Mustafës i cili e lavdëroi qeverisjen e tij gjatë këtyre viteve.

Ai në facebook e ka pyetur kryeministrin në largim se pse nuk ka rikandiduar nëse pretendon se ka qenë kaq i suksesshëm.

“Iso, pasi i ke kry gjithë këto punë për Kosovën, pse nuk u kandidove vet per kryeministër o burrë po e qite Dullen!?”, ka shkruar Gjini në facebook.

Për zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma janë në koalicion ku Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër, kurse në listën LDK-AKR-Alternativa kandidat do të jetë Avdullah Hoti. /

Shpërndaje në: