Ardian Kastrati me performancë kundër Vulinit në Kuvend: “Vulin, lëshoje ujin”

Ardian Kastrati me performancë kundër Vulinit në Kuvend: “Vulin, lëshoje ujin”

Deputeti i Partisë Demokratike,  Ardian Kastrati, e ka bërë një paraqitje interesante në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka vendosur një pankartë duke shkruar “Vuline pusti vodu,” që e përkthyer vulgarisht “Vulin, lëshoje ujin”.

E gjithë kjo në referencë me deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili mohoi së fundi sërish masakrën e Reçakut, përcjell Periskopi.

“Reagoi ShBA, reagoi BE, por nuk pashë reagim të ashpër nga kjo Qeveri. Ju keni qenë nëprë rrugë edhe për Palestinën, e Palestina i jepte medalje edhe Millosheviqit. Prandaj, po i jap një porosi në gjuhën e tij se ai kështu e kupton. Ishte dashtë ministrja e Kurtit me dalë me reagu, ajo që bën taka-taka për Hashimin e Kadrinë,” – u shpreh z. Kastrati, përcjell Periskopi.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca u shpreh se shteti reagonte përmes proceseve gjyqësore për ngjarjen. /Periskopi

Shpërndaje në: