Ardian Nuhiu: Drita nuk trembet, do të japim gjithçka!

Ardian Nuhiu: Drita nuk trembet, do të japim gjithçka!

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Legia Varshavës, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

“Ne shpejt e harruam diskualifikimin nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Ne tashmë kemi luajtur një ndeshje me Sileksin, në të cilën u treguam shumë mirë, kështu që diskualifikimi nuk pati ndikim negativ tek ne”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

Nuhiu tutje shtoi se nuk i frikësohen Legias edhe pse kanë skuadër të fortë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”.

Në fund Nuhiu u pyet se cilin lojtarë do ta merrja nga Legia te Drita, ai tha se brazilianin Luquinhas dhe talenti Michal Karboënik janë më të spikaturit sipas tij.

“Nëse mund të marr një lojtar nga Legia, do të ishte Luquinhas, gjithashtu keni një lojtarë shumë të talentuar si Karbownik. I gjithë ekipi është me cilësi të lartë, por unë do t’i vlerësoja këto dy si më të spikaturit”, ka thënë Nuhiu.

Shpërndaje në: