Ardian Nuhiu pas fitores kundër Llapit: Ata u lodhën në pjesën e dytë dhe ne e shfrytëzuam këtë

Ardian Nuhiu pas fitores kundër Llapit: Ata u lodhën në pjesën e dytë dhe ne e shfrytëzuam këtë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka komentuar fitoren e sotme ndaj Llapit.

Në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Drita fitoi ndaj Llapit me rezultat 2:4 në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Nuhiu është shprehur i lumtur me trepikëshin e sotëm.

“Nuk diskutohet që më pëlqeu paraqitja. Pjesa e parë ishte e barabartë, por më pas arritëm ta rikthejmë rezulatatin”, ka thënë Nuhiu në “Art Sport”.

“Në pjesën e dytë arritëm ta shfrytëzonim lodhjen e kundërshtarit dhe fituam”, tregoi ai.

“Gjithmonë është vështirë të luash këtu”, shtoi trajneri llapjan.

Shpërndaje në: