Arianit Ahmeti: Agim Ademi po e dezinformon opinionin, a do t’i ndryshojë edhe ligjet e Kosovës?

Arianit Ahmeti: Agim Ademi po e dezinformon opinionin, a do t’i ndryshojë edhe ligjet e Kosovës?

Ish- zv.sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka thënë se kryetari Agim Ademi po e dezinformon opinion kinse UEFA e ka konfirmuar mandatin katër vjeçar.

Ahmeti ka thënë se shkresa në të cilën i referohet Ademi është e një zyrtari jo-kompetent për këtë çështje.

Ndryshe, Periskopi më herët kishte alarmuar opinionin publik në lidhje me fabrikimin e mundshëm të komunikatave të FFK-së për të ashtuquajturat “reagime” nga UEFA dhe FIFA për situatën e krijuar.

Ky është reagimi i Arianit Ahmetit:

Kreu i FFK-se serish perpiqet te dezinformoje opinionin se UEFA ka konfirmuar se ka mandat 4 vjecar.

Shkresa se ciles i referohet FFK ne komunikaten e publikuar ne faqen e saj nuk eshte nga Presidenti Ceferin por nga Zevendes-Drejtori i Zyres per Zhvillimin e Federatave ne UEFA. Pra, e nje zyrtari jokompetent per leshimin e opinioneve ligjore. Ashtu sic edhe shihet nga permbajtja, kjo leter eshte e shkruar ne formen e nje deshmie per nje ngjarje ne te cilen ky zyrtar ka qene prezent. Por, kjo leter nuk thote asgje per ligjshmerine e kohezgjatjes se mandatit kinse 4 vjecar.

Per mandatin e z.Agim Ademit vendosin ligjet ne fuqi te Kosoves, Statuti i FFK, ne perputhje me Statutin e UEFA-s. Athua cili do te jete hapi i radhes i z.Agim Ademi, te ndryshoje edhe ligjet e Kosoves?

Ky eshte vec edhe nje skandal i radhes ne listen e skandaleve te z.Agim Ademit.

Opinioni duhet ta kete te qarte:

Z.Agim Ademi, sipas Statutit te FFK-se, ka mandat vetem deri me 15 janar 2019. Ai ka trasheguar mandatin e mbetur te Presidentit Vokrri.

Iniciativa per zgjedhje e delegateve te Kuvendit ka per qellim sjelljen e normalitetit juridik ne FFK.

Perpjekjet per te hutuar dhe frikesuar opinionin se kinse Kosova mund te perjashtohet nga UEFA nuk qendrojne. Eshte perpjekja e z.Agim Ademi per te mbajtur ne menyre te paligjshme mandatin dhe nderhyrja politike ne mbeshtetje te tij ajo e cila po e destabilizon situaten.

Shpërndaje në: