Arifi: Kurti e ka botën e vet, as Amerika nuk po mund ta qesë në vijë, e lë më ne

Arifi: Kurti e ka botën e vet, as Amerika nuk po mund ta qesë në vijë, e lë më ne

“As Amerika s’po mund ta qesë kryeministrin, Albin Kurti, në vijë”.

Kjo ishte deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Teksa ishte duke folur për angazhimin e Qeverisë Kurti për çështjen e Luginës së Preshevës, shprehu zhgënjimin e tij ndaj kryeministrit Kurti.

Sipas tij, shefi i qeverisë kosovare e “ndërton botën, ashtu siç do ai dhe jo si është”

“As Amerika nuk po mund ta qesë Albin në vijë, e lë më ne. Sepse, Kurti e ka botën e vet, ai e ndërton botën ashtu siç do ai, jo si është. Më shumë varet nga Qeveria në Prishtinë se çka ndodhë në Luginë të Preshevës”, tha ai, i ftuar në një intervistë për Tëvë1.

Ai foli edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, teksa potencoi se kjo situatë është krijuar si rezultat i financimit në vazhdimësi të Serbisë për serbët që jetojnë në Kosovë.

Arifi ka ripërsëritur deklaratën e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është jo-zyrtarisht person “non grata”.

“Unë e them shumë ftohtë, ky person është vetëm jo-zyrtarisht person ‘i padëshiruar’ në latinisht ‘non-grata’, ‘i padëshiruar’, edhe atë e shihni ju vetë. Unë jam shumë i saktë në atë që po them, jo-zyrtarisht”, tha Arifi.

Më tej Arifi ka treguar se nga Qeveria e Kurtit II, nuk është takuar asnjëherë me krerët e shtetit, madje as nuk ka komunikuar.

“Kurtin e kam takuar kur ka qenë në Kurtin I, por komunikim kemi pasur pandërprerë, sidomos me Albinin por edhe me Glaukun në kohë pandemie. Në Qeverinë Kurti II, nuk kemi pasur hiç asnjë komunikim”.

Ndërsa, për kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, Arifi thotë është ndryshe nga bashkëpartiakët e tij.

“Me Glaukun kam pasur komunikim kur është formuar Kurti II, kemi pasur takim, kur është pas zgjedhur kryetari i Parlamentit, e kemi pas një takim. Ka qenë një takim njoftues me Glaukun se kah është duke shkuar uji dhe unë kam kërkuar atë. Mua më duket Glauku pak më ndryshe nga të tjerët”, tha mes tjerat kryetari i Preshevës.

Shpërndaje në: