Arifi-Selmanajt: Ndale vetën o trim

Arifi-Selmanajt: Ndale vetën o trim

Këshilltari i kryeminstrit Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të LDK’së, Driton Selmanajt, se Qeverinë do ta rrëzojnë me votat e Listës Serbe, raporton Periskopi.

Arifi ka shpërndarë në fotografi titullin e mediumit serb “Kurir”, të cilët kanë cituar deputetin e LDK’së.

“Ndale veten o Trim. PËRKTHIMI: ME SERBËT DO TA RRËZOJMË HARADINAJN”, ka shkruar Arifi në përshkrim.

LDK, si partia më e madhe opozitare nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me deputetët e Listës Serbe, për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj./PERISKOPI

Shpërndaje në: