Arijan Ademi zyrtarizohet te klubi kinez

Arijan Ademi edhe zyrtarisht është pjesë e një prej klubeve më të mira në Kinë, Beijing Guan.
Këta të fundit e kanë promovuar gjatë ditës së sotme reprezentuesin e Maqedonisë, me Ademin që ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët te skuadra e re.
“Mirë se erdhe Arian Ademi” njoftuan nga kampi i Beijing Guan.
Kontrata e Ademit me kinezët është e vlefshme për tre vjet dhe futbollisti shqiptarë do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, plus bonuse të ndryshme.