Ariu futet në bazën ushtarake dhe sulmon rojat, vritet më pas

Ariu futet në bazën ushtarake dhe sulmon rojat, vritet më pas

Gjahtarët kanë qëlluar dhe kanë mbytur një ari të murrmë në qytetin verior japonez, Sapporo, pasi kafsha filloi të vraponte e lirë nëpër qytet, duke sulmuar dhe lënduar katër persona, përfshirë një ushtar.

Autoritetet në Sapporo thanë të premten se ariu është shfarosur, ndërsa një televizion lokal tha se ariu është qëlluar nga gjahtarët, shkruan The Guardian.

Më herët, në një video ariu shihej duke vrapuar nëpër një rrugë me shtëpi banimi, më pas duke kaluar një rrugë të ngarkuar dhe duke u futur në një bazë ushtarake, duke i alarmuar ushtarët.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.

Një ushtar mbeti i lënduar gjatë sulmit të ariut. Një person tjetër u kafshua nga ariu pasi fillimisht kafsha e sulmoi nga prapa.

Vrapimi i ariut nëpër qytet bëri që autoritetet t’i mbyllnin shkollat dhe t’i anulonin disa fluturime në një aeroport të vogël rajonal.

Arinjtë e zinj aziatikë janë kafshë vendëse në pjesë të mëdha të Japonisë, përfshirë ishullin kryesor të shtetit, ndërsa arinjtë e murrmë janë më të pranishëm në pjesën veriore, në Hokkaido.

Shoqata Japoneze e Arinjve dhe Pyjeve ka paralajmëruar se arinjtë që jetojnë në pyje po shihen në numër më të madh në zonat e banuara nga njerëzit për shkak se po kërkojnë ushqim.

Shpërndaje në: