Arkivat e UÇK-së: Avdullah Hoti hap ‘arkivin e tij’ të shtëpisë së djegur

Arkivat e UÇK-së: Avdullah Hoti hap ‘arkivin e tij’ të shtëpisë së djegur

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për ekzistencën ose jo të arkivave të UÇK-së, për çka zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se janë dakorduar me palën serbe për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato për UÇK-në, në takimet e 7 dhe 8 tetorit në Bruksel.

Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se secila familje kosovare në arkivat e saj ka foto si këto [fotot janë të shtëpisë tonë] dhe foto nga masakrat e kryera nga shteti serb në gjithë Kosovën, përcjell Periskopi.

“Ndërkaq, Serbia në arkivat e saj i ka autorët e këtyre veprave “të politikës së tokës së djegur”, shkroi Hoti.

Ai ka ftuar të gjithë ata që kanë dëshmi t’i publikojnë.

“Unë ftoj të gjithë ata që kanë dëshmi t’i publikojnë, sepse iu duhen këtyre që po negociojnë në emër të Kosovës!!!

(Këto foto janë të shtëpisë tonë të djegur më 4 shtator 1998 dhe pastaj gjatë muajve të bombardimeve të NATO-s më 1999)”, përfundoi Hoti.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: