‚Arkivi‘ i UÇK-së nga Kurti dhe Bislimi: Flet për Periskopin deputeti i VV-së Gani Krasniqi

‚Arkivi‘ i UÇK-së nga Kurti dhe Bislimi: Flet për Periskopin deputeti i VV-së Gani Krasniqi

Deklaratat e kryeministrit Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimit, rreth hapjes së arkivit të UÇK-së, kanë ngjallur reagime të shumta. Periskopi ka pyetur ditë më parë disa nga figurat eminente të luftës, që sot janë pjesë e partisë së Kurtit, lidhur me këto deklarata. Shumica nga ta, dëshirojnë të rezervohen në përgjigjet e tyre.

I tillë është edhe Gani Krasniqi, deputet i Vetëvendosjes dhe një nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

„Unë as nuk jam as… së pari dëshiroj të kuptohem drejtë. Unë nuk jam zëdhënës i njërit, as i kryeministrit as i zëvendëskryeministrit, kështu që deklarata e tyre janë të dhëna edhe në cilësinë e kryeministri edhe zëvendëskryeministrit, i përkas atij subjekti, kështu që nuk mirrna dhe nuk është puna e ime për tu marrë me to. Kështu, sinqerisht, kjo është ajo që duhet të them, ju falënderoj por natyrisht nuk komentoj deklaratat e kryeministrit. Unë të falënderoj por unë nuk komentoj deklaratat as të kryeministrit, atë çka kam ia them në Kuvend, njërit edhe tjetrit“, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se javën e kaluar, Hydajet Hyseni i VV-së, i tha Periskopit se ‚nuk i kishte dëgjuar deklaratat e z.Besnik Bislimi‘.

Tema e ‚arkivit të UÇK-së’ konsiderohet si një nga temat më të rrezikshme, duke qenë se vjen si pasojë e diskursit të prodhuar të politikës serbe ndër vite. Një cështje të tillë, opozita në Kosovë e kritikon dhe kundërshton ashpër, si dhe një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare.

Shpërndaje në: