Arlind Ajeti lojtar i Torinos

Arlind Ajeti lojtar i Torinos

Mbrojtësi llapjan, Arlind Ajeti tanimë do të mbrojë ngjyrat e Torinos.

Koha.net edhe më parë ka raportuar se Ajeti do të përfundojë tek Torino, por sipas passionedelcacio.it thuhet se ky transferim tashmë është kryer.

Ajeti ka nënshkruar kontratë tri vjeçari, me mundësi zgjatjeje, pas kryerjes së testeve mjekësore.

Pronari i Torinos, Urbano Cairo po shihet nga mediet italiane se ka goditur në shenjë me këtë transferim pasi që Ajeti është mbrojtës kualitativ dhe i ri në moshë.

Shpërndaje në: