Armand Duka për Periskopin: Kosova ka bërë hapa gjigant përpara në të gjitha drejtimet

Armand Duka për Periskopin: Kosova ka bërë hapa gjigant përpara në të gjitha drejtimet

Sot u markua 5-vjetori nga pranimi i Kosovës në organizatën më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate.

Prej këtij momenti, hapat e vazhdimit tutje kanë qenë të shpejtë dhe jashtëzakonisht voluminoz, teksa fansat kosovarë kanë përjetuar momente krenarie e zhgënjimi, shkruan Periskopi.

Sigurisht, do të faleshit po të mendonit se ka kaluar në fakt kohë shumë më e gjatë se pesë vite prej pranimit në UEFA, pasi duket si një jetë e tërë prej kur ndodhi.

Po flisnim për kualifikim në Kampionatin Evropian, derisa ende ishim nën euforinë e pranimit që konsiderohej sukses në vete.

Sidoqoftë, e ardhmja duket edhe më premtuese, sidomos sa i përket zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit kosovar.

Implementimi i VAR dhe përmirësimi i infrastrukturës mbetën dy sfidat kryesore, të cilat pritet të adresohen së shpejti.

Një prej atyre që ka kontribuar shumë në pranimin e Kosovës në organizatat si UEFA e FIFA është presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka.

Me rastin e përvjetorit të pestë të pranimit të Kosovës në UEFA, Periskopi ka kontaktuar numrin 1 të FSHF-së, për ta pyetur si i sheh zhvillimet me futbollin kosovar në këtë gjysmë dekade.

”Futbolli në Kosovë ka bërë hapa gjigant përpara në të gjitha drejtimet infrastrukture, organizimi i FFK-së dhe klubeve, gara Kombëtare, e sidomos ne paraqitjen e ekipeve përfaqësuese,” tha fillimisht ai.

”Meshkujt shkuan një hap larg Euro 2020 , gjë e cila do të na kishte gëzuar shumë të gjithëve. Por edhe ekipet U-21 , U-19 e U-17 , e femrat kanë nderuar futbollin kosovar.”

”Të gjithë ndjehemi shumë mirë kur shohim këto zhvillime dhe gjithashtu komode për bashkëpunimin (e FSHF-së) me Agim Ademin e FFK-në.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: