Armend Thaqi para takimit me Zalgiris në Champions: Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, ta nderojmë emrin e tij

Periskopi.com Sporti

Nesër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrrit” do të zhvillohet takimi ndërmjet Ballkanit dhe Zalgiris, duel ky në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Tashmë skuadra mysafire ka udhëtuar nga Lituania për në Kosovës, ku dhe sot do ta kenë stërvitjen e fundit para kësaj sfide, shkruan Periskopi.

Për të njohur më shumë ecurin e këtij takim dhe se sa shumë skuadra e Ballkanit e njeh lojën e klubit nga Lituania, Periskopi ka kontaktuar me mbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqin.

Thaçi fillimisht tha se Zalgiris është një skuadër e fortë dhe që dominon kampionatin në Lituani, por thotë se kanë bërë edhe analizat e duhura për këtë ndeshje.

“Ekipi i Zalgiris është një kundërshtar shumë i fortë që dominon kampionatin atje dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Por ne kemi bërë analiza të shumta deri me sot dhe mendoj se njohim mjaftueshëm kundërshtarin dhe kemi një pasqyrë ndaj tyre”, tha mbrojtës i Ballkanit.

Numri 2 i Ballkanit tutje tha se ata do të luftojnë për çdo top dhe se do të futën për rezultat pozitiv.

“Presim luftë për çdo top dhe në çdo vend të fushës sepse vetëm kështu arrijmë diçka dhe normalisht se futemi për rezultat pozitiv”, vazhdoi ai.

Për fund, Thaqi tha se është nder i veçantë që do të luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ai tha se skuadrës i mbetet ta nderojë emrin e tij.

“Ndeshja luhet në stadiumin Fadil Vokrri, njeriu që punoi pa ndalë dhe neve na mbetet që ta nderojmë këtë emër të madh”, tha mbrojtës i Kombëtares së Kosovës.